Aliji prezantohet në klubin e ri në Rumani, merr numrin e një legjende

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji është zyrtarizuar ditën e sotme në radhët e skuadrës rumune, Dinamo Bukuresht. 24-vjeçari pasi kreu vizitat mjekësore, u prezantua nga klubi i ri.

Aliji kohën e fundit ishte pa skuadër, për shkak të një drame familjare, ku humbu babanë. Ai vendosi të qëndrojë pranë familjes në ato ditë të vështira, duke mos u angazhuar me asnjë skuadër.

Mbrojtësi shqiptar do të provojë të rikthehet serish protagonist dhe pse jo të fitojë sërish një ftesë në Kombëtare. Kujtojmë që te skuadra e Dinamos së Bukureshtit më parë është aktivizuar edhe legjenda Sulejman Starova dhe Elis Bakaj. Aliji do të mbajë numrin 7 te skuadra rumune, numër që është mbajtur nga legjenda rumune, Mirçe Luçesku.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?