FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Barcelona favorite në Champions, ja formacioni ndaj Cagliarit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri kërkon të mbajë të karikuar skuadrën e tij për të mos rrezikuar në një ndalesë si ajo ndaj Genoas dy javë më parë. Strategu i bardhezinjve kërkon impenjim maksimal ndaj Cagliarit, një ekip që sipas tij vrapon më shumë se të gjithë.

“Duhet të fitojmë ndeshjen ndaj Cagliarit. Edhe ndaj Empolit kishim jo pak vështirësi. Të fitosh ndeshje nuk është aspak e thjeshtë, pasi përballesh me ekipe që kanë objektiva për të përmbushur. Nuk mund të tolerojmë humbjen e pikëve të tjera, pasi Inter dhe Napoli janë pas. Ka edhe shumë pikë në dispozicion ndaj nuk mund të gabojmë.

Ronaldo? Kur ke futbollist si ai, si Messi, apo Ibra kur e kisha te Milani, golat i bëjnë ata. Ne kemi edhe Dybala-n, Mandzukic, të cilët shënojnë. Duhet të shënojmë edhe nga goditjet standarde, pasi deri më tani kemi dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni? Pjanic dhe Matuidi do të luajnë, vetëm nëse dështojnë sot. Më pas duhet të zgjedh një mes Bentacur dhe Cuadrados, pasi Khedira ka shumë që nuk luan. Cancelo dhe Bonucci do të luajnë, ndërkohë që në në të majtë   do të vendos se kush do të luajë mes De Sciglios dhe Alex Sandros. Ronaldo do të jetë në fushë, ndërkohë që Dybala, Mandzukic dhe Douglas Costa do të plotësojnë dy vende të tjera

Swiss Digital Mobile Reklama

Favorit në Champions? Këtë vit favoriti kryesor është Barcelona. Ne jemi mes katër kandidatëve, por duhet qetësi”, deklaroi Allegri. /Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?