Allegri: Duhet të shënojmë më shumë, mos më krahasoni me Guardiolën

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon në Seria A, teksa deri më tani ka 8 fitore dhe një barazim. Trajneri Massimiliano Allegrit në daljen për mediat para transfertës ndaj Empolit, është shprehur se skuadra e tij nuk duhet të bëjë më gabime e ndeshjes së fundit ndaj Genoas, teksa bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1.

“Nuk do të jetë e lehtë, nuk duhet të lejojmë shpërqëndrime të tjera si me Genoan. Arrijmë të krijojmë shumë raste, por duhet të shënojmë më shumë gola e të përmirësohemi në pasimin e fundit. Nesër Ronaldo do të luajë, po ashtu dhe Szczesny, ndërkohë nuk jam ende i sigurt për Chiellinin.

Krahasimi kampionat dhe Europë? Në Champions ka goxha tension dhe nuk lejohen shumë gabime. Jam i lumtur me fitoren e skuadrës, por mos më krahasoni me trajnerët e tjerë. Për shembull, Guardiola dhe Ancelotti kanë fituar shumë në Champions, ndërkohë unë kam humbur 2 finale. Gjithsesi, shpresoj që ky të jetë viti i duhur. Sa i përket Bentacur, ai po rritet në nivelin fizik. Emre Can do të bëjë ekzaminime të tjera, por me shumë mundësi do të operohet. Manduzkic është i dmëtuar, ndërkohë që Sami Khedira po rikuperohet nga dëmtimi”, deklaroi Allegri në konferencën për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?