FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Kujtoja se kisha 10 lojtarë të “vdekur”, por qenkan vetëm dy

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Manchester United. Strategu bardhezi ka komentuar gjendjen e disa prej futbollistëve të tij.

“Kavilja e Mandzukic është më mirë. Të dielën nuk e mora në stol, sepse kisha frikë se mos i kthehej dhimbja duke ngjitur shkallët. Për sa i takon të tjerëve, mëngjesin e sotëm kam lexuar në shtyp se kishim 10 lojtarë të vdekur. Në fakt, kur kam shkuar në stërvitje kam thënë ‘Ku janë të vdekurit?’. Vetëm dy nuk do të jenë në dispozicion, Bernardeschi, i cili mund të kthehet kundër Milan, dhe Douglas Costa, që shpresojmë të kthehet sa më shpejt.

United? Duhet të tregohemi të kujdesshëm, do të duhet të luajmë më mirë nga sa kemi bërë atje. Ata mund të jenë të rrezikshëm në çdo moment. Do të duhet të jemi shumë të përqendruar, sepse është në lojë kualifikimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Pres që ai të shënojë. Në ndeshjen e parë dhe të dytë nuk ka luajtur, në Mançester ka dhënë asist. Ka luajtur një, nuk është se ka luajtur shumë”, deklaroi trajneri i bardhezinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?