FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Analiza e Sergio Ramos: Ja pse e fituam titullin kampion…

Sergio Ramos është një ndër lojtarët më të rëndësishëm te Reali që dha kontributin e tij maksimal në fitimin e titullit  kampion në La Liga. Mbrojtësi spanjoll që me golat e tij e shpëtoi disa herë Realin këtë sezon tha se titulli është plotësisht i merituar dhe një shpërblim për vazhdimësinë e treguar gjatë sezonit.

“Është ndjenjë e mirë, është shpërblimi që morëm për kontinuitetin, që kaluam tërë sezonin pothuajse pa humbur asnjë ndeshje. Ky grup e meritoi të fitonte La Ligan. Vazhdimësia ishte çelësi, kemi luajtur çdo ndeshje sikur të ishte e fundit për ne, me përqëndrim dhe intensitet”, vlerësoi Ramos.

“Ne u mbajtëm mirë kur na duhej, morëm tri pikët dhe është plotësisht e merituar edhe pse e arritëm të fitonim titullin në ndeshjen fundit. Kjo është liga më e fortë në botë dhe më e komplikuara, Sevilla ishte e fortë deri në fund, Atletico po ashtu, por ne ishim më të mirët”, deklaroi kapiteni i Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?