Anatomia e 801 golave të shënuar nga Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo arriti mbrëmjen e djeshme kuotën e 800 golave në karrierën e tij me ekipe dhe kombëtaren portugeze. Dopieta ndaj Arsenalit bëri që ylli portugez të arrinte shifrën e 801 golave në 1095 ndeshje. Deri më tani ai ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje që nga rikthimi në verë në “Old Trafford”.

Në një grafikë shumë interesante të publikuar nga “The Sun”, shihet se CR7 ka realizuar 510 gola me këmbën e djathtë (63.6%), 149 me të majtën (18.6%), 140 me kokë (17,4%), ndërkohë që dy gola të tjerë janë realizuar me pjesë tjera të trupit.

142 gola i ka realizuar nga pika e bardhë. 685 gola i ka shënuar brenda zonës së rreptësisë, ndërkohë që 116 të tjera nga jashtë zonës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

A breakdown of Ronaldo's 801 goals for club and country

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?