Ancelotti i lë “targën” Klopp dhe Guardiolës, merr çmim në Premier League
Everton e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke marrë 4 fitore në 4 ndeshjet e para. Skuadra nga Liverpooli ka triumfuar ndaj Tottenham, West Brom, Crystal Palace dhe Brighton.
Një fillim perfekt që ka bërë që trajneri Carlo Ancelotti të marrë vlerësimin si trajneri më i mirë i muajt shtator në Premier League. Futbollisti më i mirë ndërkohë është vlerësuar sulmuesi Calvert-Leëin, i cili ka shënuar 6 gola në 4 sfidat e para.
Një fillim i mbarë për skuadrën e Evertonit që ka një mjeshtër në krye të skuadrës, që mund ta ndihmojë për të arritur në zonën europiane. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

