Ancelotti: Nuk kemi frikë për të qenë anti-Juventus
Carlo Ancelotti i ka kërkuar futbollistëve të Napolit që të harrojnë barazimin në shtëpi me Roma-n dhe të rifillojnë ndjekjen ndaj Juventus-it. Të kaltrit do të përballen me Empoli-n në stadiumin “San Paolo” ditën e nesërme në orën 20:30.
“Ky Napoli me emocionon dhe loja më jep kënaqësi. Nuk kemi frikë të jemi anti-juve,. Ne duam që të bëjmë gjithçka që të fitojmë. Edhe Interi si ekip i afrohet bardhezinjve, ashtu si ne. Kjo ndihmon që konkurrenca të shtohet për titullin kampion.
Juventusi ngelet favorite, por një bilanc mund të bëhet vetëm në fund të fazës së parë. Kalendari deri më tani ka qenë i komplikuar, por nuk është e thënë sepse ekipet e vogla ia kanë dalë që të marrin pikë.
Këtë takim me Empoli-n duan që të interpretojmë sa më mirë. Nëse do të jetë një pushim për titullarët? Ende nuk e kam vendosur, por do të jetë një Napoli funksional me qëllim që t’i bëjë gjërat mirë dhe ku të luajnë lojtarët më të freskët”, deklaroi trajneri i të kaltërve.
KOHA JONË SONDAZH

