FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andersson: Suedia kampion Bote? Nuk merrem me gjëra të tilla!

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, është gati për sfidën e nesërme ndaj Anglisë, te vlefshme çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”. Strategu duke folur në konferencën për mediat para duelit është shprehur se skuadra e tij ka shanse për të kaluar “Tre Luanët”, madje dhe të shpallet kampion Bote.

“Kampion Bote? Sinqerisht e them, nuk e kaloj kohën me këto gjëra. Jemi të përqendruar 100% në ndeshjen e radhës, çerekfinalen kundër Anglisë. Nëse fitojmë me Anglinë, do të mendojmë për ndeshjen tjetër. Ky është plani ynë tani dhe ky ka qenë që në fillim. Për herë do të përballemi me një vend, që do ta shohë me respekt”, shtoi Andersson.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?