FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anglia hap dyert për tifozët në finalen e FA Cup

Vaksinimi ndaj COVID-19 po ecën me ritme të shpejta në Angli dhe gjasat janë që të hapen stadiumet para fundit të këtij sezoni. Vetë qeveria ishullore ka vendosur të hartojë një plan për hapjen totale dhe në projekt janë edhe shfaqjet artistike dhe ato sportive.

Plani më madhor janë tifozët në finalen e Kupës së Anglisë. Ndeshja do të luhet më 15 maj dhe do zhvillohet në stadiumin e dytë më të madh në Europë, Wembley, që ka kapacitet prej 90 mijë tifozësh.

Autoritetet shëndetësore angleze pritet të lejojnë rreth 20 mijë tifozë të pranishëm në këtë ndeshje, që do të jetë sfida me më shumë tifozë të pranishëm në stadium që nga shpërthimi i pandemisë thuajse një vit më parë. Nëse finalja e FA Cup do të luhet me tifozë, Anglia do të bëjë një hap shumë të madh përpara për sa i përket hapjes së stadiumeve në të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?