Anglia i jep fund ëndrrës së Suedisë, siguron një biletë për në gjysmëfinale (VIDEO)

Anglia ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, teksa ka fituar sot duelin çerekfinale ndaj Suedisë. Skuadra e Southgate ka respektuar pritshmërit duke fituar 2-0 në “Samara Arena”, një duel që e dominuan që nga minuta e parë deri në të fundit. “Tre Luanët” vuajtën gjetjen e hapësirave në minutat e para, por nuk arriti që të rrezikonte portën e nordikëve. Në minutën e 30-të,Anglia kaloi në avantazh me Maguire, i cili kërceu mjaft mirë në shllimet e një goditje nga këndi, duke mposhtur portierin Olsen. Suedia u përpoq që të reagonte, por Pickford bën një pritje spektakolare në fundin e pjesës së parë ndaj Berg.

Fillimi i fraksionit të dytë është më i mirë për Anglinë që gjen dhe golin e dytë me Dele Alli. Ylli i Tottenhamit mori një pasim shumë të bukur nga Lingard në hyrje të zonës. Ai u bë futbollisti i dytë më i ri në historinë e Anglisë, në moshën 22 vjeç e 84 ditë, ndërkohë që rekordin e mban Micheal Owen 18 vjeç e 190 ditë. Me gjithë përpjekjet e Suedisë, Picford, i ndali në disa raste, duke i dhuruar kualifikimin skuadrës së tij, që është në pritje të njoh rivalin mes Kroacisë dhe Rusisë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?