Anglia zbulon listën për Kupën e Botës, plasin polemikat për mungesën e disa yjeve

Pak ditë përpara nisjes zyrtare të Kupës së Botës, trajneri Thomas Tuchel ka publikuar listën përfundimtare të Anglisë, duke shkaktuar reagime të shumta në ambientin e futbollit anglez.

Vendimet e teknikut gjerman kanë habitur opinionin sportiv anglez, pasi në listë mungojnë disa prej emrave më të njohur të skuadrës, mes tyre dy talente të konsideruara si pjesë e së ardhmes së futbollit anglez: Cole Palmer dhe Phil Foden.

Mungesa e Palmerit ka tërhequr vëmendje të veçantë, duke qenë se sulmuesi i Chelsea nuk arriti të bindte plotësisht gjatë sezonit, pavarësisht pritshmërive të larta. Edhe Foden, pjesë e Manchester City, mbetet jashtë listës pas një sezoni të cilësuar nën nivelin e zakonshëm, ku nuk pati ndikimin e pritshëm në repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sulmin, Tuchel ka zgjedhur të mbështetet te emra me eksperiencë dhe profil të ndryshëm si Harry Kane, Noni Madueke, Anthony Gordon, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Ivan Toney dhe Ollie Watkins.

Swiss Digital Mobile Reklama

Surpriza nuk mungojnë as në repartin e mbrojtjes. Jashtë skuadrës kanë mbetur edhe Harry Maguire dhe Trent Alexander-Arnold. Maguire, megjithëse ka ruajtur një rol të rëndësishëm në klub, ka qenë shpesh në qendër të kritikave për paraqitjet me kombëtaren, ndërsa Alexander-Arnold nuk duket të ketë bindur teknikun gjerman me formën e treguar së fundmi.

Illustration of the England World Cup squad, featuring headshots of five players and a list of players categorized as keepers, defenders, midfielders, and forwards, along with their club emblems.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?