Anglia zbulon listën për sfidën me Shqipërinë, mungon ylli i Liverpoolit
Trajneri i Anglisë, Southgate ka zbuluar listën e lojtarëve që do të ketë me vete në sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës, ku përfshihet edhe dueli ndaj Shqipërisë. Strategu i njohur ka rithirrur në kombëtare Jesse Lingard, ndërkohë që nuk ka munguar as ftesa për talentin e ri të Dortmundit Jude Bellingham.
Lajmi i mirë për ne është mungesa e Alexandre Arnold për shkak të formës së dobët me Liverpoolin. Tre Luanët do të sfidojnë fillimisht San Marinon, më pas do të vijnë në Shqipëri dhe në fund do të përballen me Poloninë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

