FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Apeli i FIFA-s konfirmon dënimin për Chelsea-n në merkato, por mund blejnë Higuain

Lajme të këqija për Chelsea-n, teksa i është konfirmuar dënimi për dy sensione merkatoje, deri në vitin 2020. Apeli i klubit të Premier league, është hedhur poshtë nga FIFA. Gjatë muajit shkurt Komiteti i Disiplinës i organit qeverisës së futbollit Botëror, lajmëroi se klubi anglez kishte shkelur nenin 19 të rregullores për plot 29 lojtarë minorenë duke konstatuar njëherazi edhe shkelje të tjera që lidheshin me rregulloren e nënshkrimit të futbollistëve.

Chelsea do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion duke iu drejtuar tanimë gjykatës së arbitrazhit sportiv. Sansksione të tilla prekin në mënyrë direkte çështje si ajo e lojtarit Hazard të cilin tanimë Blutë e Londrës nuk do të mund të nisin tratativat e shitjes me Realin e Madridit, meqenëse Chelsea nuk do të ketë mundësinë e zëvendësimit të tij me afrimin e lojtarëve të rinj. Gjithsesi klubi anglez ka të drejtë që të blejë kartonin e plotë të Gonzalo Higuain.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?