Arabia Saudite mbetet zgjidhja e vetme që Hysja të rikthehet sërish në fushë

Elseid Hysaj pritet të vendosë fatin e të ardhmes së tij, për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe vazhdimësinë e karrierës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka edhe një vit e gjysmë të mbetur kontratë me Lazion, por klubi e ka nxjerrë përkohësisht jashtë planeve, duke mos e regjistruar në kampionat dhe Europë.

Pakkush mund të përballojë rrogën e Hysajt dhe sipas mediave italiane, i vetmi destinacion që mbetet për momentin për mbrojtësin është Arabia Saudite.

Nga përtej Adriatikut raportojnë se ka pasur interes për lojtarin, por nuk është konkretizuar ende asnjë lëvizje e tillë. Gjithsesi, çdo klub që kërkon Hysajn duhet të garantojë minimalisht që ai do të përfitojë të njëjtën shifër sa merr aktualisht te Lacio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?