Armando Broja bie në Championship me Burnley, e ardhmja mbetet e paqartë
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të luajë sezonin e ardhshëm në Championship, pas rënies nga kategoria të Burnley.
Në sfidën e fundit ndaj Manchester City, sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 82-të, por nuk arriti të ndikojë në lojë, ndërsa skuadra e tij u mposht minimalisht dhe vulosi zyrtarisht largimin nga Premier League.
Sezoni ka qenë i vështirë për Brojën, i cili është përballur me dëmtime të shumta dhe mungesë vazhdimësie. Forma jo e qëndrueshme ka ndikuar edhe në paraqitjet e tij me Kombëtaren shqiptare, duke sjellë zhgënjim në një periudhë ku pritej më shumë nga 22-vjeçari.
Pavarësisht investimit të konsiderueshëm prej rreth 25 milionë eurosh, e ardhmja e Brojës te Burnley mbetet e hapur. Burime pranë tregut të transferimeve sugjerojnë se vera mund të sjellë një ndryshim skuadre për sulmuesin, në kërkim të një projekti të ri dhe rikthimit në formën më të mirë.
Rënia në Championship dhe pasiguritë për sezonin e ardhshëm e vendosin Brojën përballë një vere vendimtare për karrierën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

