Arrestohet futbollisti i Premier League/ Nuk pagoi 4 prostitutat që mori në hotel (
Isaac Success, sulmuesi i Watford e ka kaluar mbrëmjen e së shtunës në komisariatin e policisë Hertfordshire. “Daily Mail” shkruan se futbollisti kishte dalë të festonte në një nga lokalet e natës të qytetit. Më pas ka shkuar në një hotel me 4 prostituta. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritje. Futbollisti që paguhet 300 mijë funte në javë ka akuzuar prostitutat se ato e kanë vjedhur dhe u ka kërkuar që ti kthenin 2 mijë funte. Vajzat i kanë thënë policisë se janë paguar nga 500 funte secila dhe se futbollisti i akuzonte pa të drejtë për vjedhje. Policia mbërriti në hotel pas kërkesës së vajzave të cilat thanë se janë sulmuar dhe mbajtur peng nga 21-vjeçari. Një nga vajzat e përfshira në incident, Michaela Carter tha se ai kërkonte që ato të rrinin gjithë natën, por ai nuk i kishte paguar për këtë gjë. “I thamë se nuk mund të rrinim më shumë me të, por situata është përkeqësuar. Ka pasur të bërtitura, që ndoshta kanë zgjuar gjithë hotelin, dhe dikush duhet të ketë njoftuar policinë” – tha vajza.










KOHA JONË SONDAZH

