Arrihet akordi, Etrit Berisha rikthehet në Seria A
Sporti E Diel, 27 Qershor 2021 12:54
Etrit Berisha në sezonin e ri do të kthehet në Serie A, pas një sezoni me SPAL në Serie B. Torino e do portierin e kombëtares sonë për të zëvendësuar Salvatore Sirigu, i cili ka mosmarrëveshje me drejtuesit dhe ka kërkuar largimin.
Në orët e fundit zhvillimet kanë avancuar dhe akordi mes klubeve ka ardhur. Gjithçka do bëhet zyrtare shumë shpejt, teksa tashmë në elitën e futbollit italian do të jetë si Berisha ashtu dhe Strakosha.
KOHA JONË SONDAZH

