Arsenal-PSG/ “OPTA” surprizon me parashikimin për fituesin e Champions League

Arsenal dhe PSG do të përballen në finalen e madhe të Champions League për sezonin 2025-2026, në një duel që premton spektakël në Budapest.

Në finale do të zbresin dy nga skuadrat më dominante të këtij sezoni në futbollin europian. PSG-ja e Luis Enrique vjen si kampione në fuqi dhe synon të mbrojë trofeun për të hapur një cikël të ri dominimi në Europë. Pas triumfit historik sezonin e kaluar, parizienët kanë fituar besimin dhe eksperiencën e nevojshme për të synuar një tjetër sukses kontinental.

Në anën tjetër qëndron Arsenali i Mikel Arteta, skuadra që ka impresionuar më shumë me statistikat gjatë këtij edicioni të Champions League. “Topçinjtë” kanë qenë ndër ekipet më konstante të sezonit dhe vazhdojnë të luftojnë edhe për titullin në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse shumica e kompanive të basteve e konsiderojnë PSG-në favorite për të ngritur trofeun me “veshë të mëdhenj”, platforma e specializuar e statistikave Opta Analyst ka një tjetër parashikim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas analizave të “OPTA”, Arsenali është skuadra me më shumë probabilitet për të fituar finalen e Champions League. Statistikat e prodhuara nga londinezët këtë sezon kanë ndikuar ndjeshëm në këtë vlerësim, sidomos fakti që skuadra e Artetës mbetet pa humbje në kompeticion dhe ka mbrojtjen më solide të turneut.

Sipas të dhënave të publikuara, Arsenali ka 54.6% mundësi për të triumfuar në finalen e Budapestit, ndërsa shanset që londinezët të fitojnë njëkohësisht Champions League dhe Premier League llogariten në 46.5%.

Arsenal Chance of Winning Premier League and Champions League Double

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?