Arsenali bën tjetër ndalesë, merr një pikë ndaj Fulham

Arsenali bën një tjetër ndalesë në Premier League. “Topçinjtë” e Londrës nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në duelin ndaj Fulham në transfertë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendsit që kaluan në avantazh që në minutën e 11-të me sulmuesin e njohur, Raul Jimenez. Arsenali tentoi të reagonte, por goli do të vinte vetëm në fillimin e pjesës së dytë.

Saliba shënoi në minutën e 52-të nga fare pranë portës, pasi fillimisht topi u godit nga Havertz. Skuadra e Artetës gjeti dhe golin e dytë në fundin e duelit, por që nuk do të vlente për shkak të një pozicioni jashtë loje gjatë aksionit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?