FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenali drejt finales, zhbllokon duelin ndaj Atleticos në fundin e pjesës së parë (VIDEO)

Arsenal arriti të zhbllokojë sfidën ndaj Atleticos në minutat e fundit të pjesës së parë, duke ndezur atmosferën në stadium.

Aksioni nisi nga një kundërsulm i shpejtë, ku Viktor Gyökeres depërtoi me shpejtësi pas shpinës së mbrojtjes kundërshtare dhe shërbeu për Leandro Trossard në krahun e majtë të zonës. Sulmuesi belg u fut drejt qendrës dhe lëshoi një goditje të fortë, por portieri Jan Oblak reagoi duke e ndalur përkohësisht rrezikun.

Megjithatë, në vendin e duhur në momentin e duhur ishte Bukayo Saka, i cili shfrytëzoi topin e kthyer dhe e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Arsenalit dhe duke shpërblyer përpjekjet e skuadrës në prag të pushimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO E GOLIT

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?