Arsenali e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Atleticos, shënon Gyokeres (VIDEO)

Atlético Madrid dhe Arsenal kanë mbyllur 45 minutat e para të gjysmëfinales së parë me rezultatin 0-1, në sfidën që po zhvillohet në Cívitas Metropolitano.

Ashtu siç pritej, të dy skuadrat u shfaqën të kujdesshme në ndërtimin e lojës, duke kufizuar në maksimum hapësirat dhe rastet për shënim. Ritmi i ulët dhe organizimi defensiv bënë që tifozët të presin deri në minutën e 35-të për goditjen e parë në kuadrat.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, erdhi momenti vendimtar në minutën e 44-të. Pas një ndërhyrjeje të gabuar nga David Hancko ndaj Viktor Gyökeres brenda zonës, arbitri akordoi penallti. Nga pika e bardhë, Gyökeres u tregua i saktë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar londinezët në avantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO E GOLIT

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?