Arsenali fiton pas 14 vitesh “Teatrin e Ëndrrave” (VIDEO)

Arsenali mori një fitore minimale ndaj United në “Old Trafford”. “Topçinjtë” e thyen këtë tabu nën drejtimin e Mikel Artetas, në javën e 7-të të premier League-s, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Në “Pallatin e Ëndrrave” u zhvillua një betejë e fortë, me dyluftime të ashpra në çdo sektor të fushës, por rastet e pastra në portat respektive ishin me pikatore.

Pogba shkaktoi penallti në minutën e 68-të, teksa Michael Dean ishte i vendosur për të bërë me shenjë nga pika e bardhë. Aubameyang merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, duke kaluar në epërsi Arsenalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United shtoi përpjekjet në minutat e mbetura, duke hedhur në fushë Cavanin dhe holandezin van de Beek, por nuk kishte qartësinë e duhur për të shkuar deri te goli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?