Arsenali lë jashtë yllin e skuadrës, por…

Arsenali nuk e ka ftuar në para sezon portierin, Wojciech Szczesny, duke dhënë sinjale kështu për një largim të mundshëm nga “Emirates Stadium”.

27 vjeçari, i cili ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2018, sezonin e kaluar ishte i huazuar në Serie A te Roma.

Ai do të rikthehet sërish në Serie A, kësaj radhe te Juventusi. “Zonja e Vjetër” ka shprehur dëshirën që ta blejë krejtësisht kartonin e 27 vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Corriere dello Sport dhe Sun Sport raportojnë se lojtari ka arritur marrëveshje personale me Juven dhe gjithashtu edhe klubet janë afër të bëjnë diçka të tillë, duke parë se Arsene Wenger e ka lënë jashtë skuadrës për turin parasezonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Szczesny sezonin e parë do të jetë zëvendësues i Gigi Buffon, i cili do të pensionohet në vitin 2018 dhe më pas pritet të marrë primatin e të parit në portën e Juves.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?