Arsenali triumfon në Derbin e Londrës, përmbys “perlën” e Lamelas (VIDEO)
Arsenali ka arritur një fitore me përmbysje 2-1ndaj Tottenhamit në “Emirates Stadium”, në një sfidë spektakolare që pati gjithçka për një ndeshje futbolli.
Në minutën e 19-tëMourniho humbi shërbimet e sulmuesit korean Hueng Min Son, që u dëmtua dhe u zëvendësua nga Erick Lamela, ndërsa pikërisht argjentinasi zhbllokoi sfidën me një gol fantastik me finte në të 33-ën.
Reagimi i Arsenalit ishte mjaft i mirë dhe pas disa sulmeve të rrezikshme, ishte danezi Odegaard, që riktheu baraspeshën, pasi gjuajtja e tij nga brenda zonës, gjeti devijimin e Alderëeireld dhe përfundoi në rrjetën e portës së Hugo Lloris.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Tottenhamin, por kur dukej se “Spurs” po merrnin kontrollin e lojës, ishte Davinson Sanchez që shkaktoi një penallti naive ndaj Lacazette dhe sulmuesi francez nuk e pati të vështirë të shënojë nga 11 metrat golin e avantazhit për “topçinjtë”.
Arsenalit me këtë fitore ngjitet në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Tottenham mbetet me 45 pikë dhe i largohet edhe më shumë zonës europiane.
KOHA JONË SONDAZH

