As Chelsea dhe as PSG, Osimhen preferon kalimin te Juventusi

Sulmuesi i Galatasaray, Victor Osimhen preferon një rikthim në Itali sezonin e ardhshëm. Ylli nigerian është i huazuar te Galatasaray këtë sezon nga Napoli dhe është në dispozicion për rreth 75 milionë euro.

Osimhen ka qenë i lidhur me Chelsean dhe PSG-në, por Il Mattino thotë se preferenca e tij është një rikthim në Serie A. Klubi i preferuar duket se është  Juventusi.

PSG ka shprehur interesim për ta marrë Osimhen në janar, por lojtari dëshiron ta përfundojë sezonin me Galatasaray-n.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?