FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“AS” zbulon prapaskenat, Ramos frenoi kalimin e Contes te Reali

Një ndërhyrje në minutat e fundit e Sergio Ramos ka hedhur poshtë mundësinë e emërimit të Antonio Contes në krye të Realit të Madridit, në vend të të shkarkuarit Julen Lopetegui.

Sipas prestigjiozes “As”, fjalët e kapitenit të Realit, që futbollistët nuk janë dakord me sjelljen me dorë të hekurt të trajnerit italian, kanë patur peshë në bisedimet mes palëve, që thuaje po binin në një mendje edhe për pagën.

“As” kujton se Conte ka edhe një llogari të hapur me Chelsea-n prej 10 milionë eurosh, që Reali nuk ka ndërmend ta paguajë. Kujtojmë që menjëherë pas humbjes turpëruese 5-1 me Barcelonën, Ramos, i pyetur për mundësinë e afrimit të Contes ishte shprehur se “respekti fitohet, nuk blihet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Metodat që përdor një trajner nganjëherë janë më të rëndësishme se njohuritë e tij teknike”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?