FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Asnjë ekip italian në çerekfinale pas 5 vitesh, nesër hidhet shorti i Championsit

Tre skuadra angleze, dy gjermane, një spanjolle, një franceze, një portugeze dhe asnjë italiane. Mungesa e madhe e çerekfinaleve të Champions League janë padyshim ekipet e kampionatit italian që janë eliminuar që në fazën e 1/8-ve, pa mundur që të shkojë asnjëhra në 8 më të mirat. Interi u eliminua që në fazën e grupeve, duke mos shkuar as në Europa League. Tri skuadra e tjera Juventus, Atalanta dhe Lazio u mundën fazën e 1/8-ve përkatësisht nga Porto, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Në vitet 2017, 2018, 2019 dhe 2020, Italia gjithmonë ka pasur të paktën një ekip në çerekfinalet e Champions-it. Seria A kthehet vite më parë, duke pasur parasysh që në sezonin 2015-2016, i fituar nga Real Madrid, asnjë ekip italian nuk arriti të shkojë përtej 1/8 finale. Në mijëvjeçarin e ri, në përgjithësi, Italia ka rënë gjithnjë e më shumë. Kohët e tre gjysmëfinalistëve Inter, Milan dhe Juventus tani duket se janë një kujtim i largët. Largimi i Juventusit la jashtë çerekfinaleve edhe Cristiano Ronaldon.

Gjithashtu është eliminuar edhe Barcelona dhe Lionel Messi. Hera e parë që dy yjet e futbollit nuk është asnjëri në këtë fazë pas plot 16 vitesh. Favoriti kryesor mbetet Manchester City, deri në momentin që nuk do të përballet me Bayern Munchen, që është i dyti nga favoritët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas vjen PSG dhe Real Madrid, ndërkohë që nuk duhen nënvlerësuar as Chelsea, Liverpooli apo Dortmundi. Shorti i çerekfinaleve do të hidhet të premten në orën 12:00, ku nuk ka më ndarje vazosh, kështu që mund të përballen mes tyre edhe skuadrat e një vendi, ku më të rrezikuara janë ato angleze, pasi janë 3 të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?