Asnjë i infektuar i ri në testimet e radhës tek Interi
Lajme të mira te Interi pas katër rasteve pozitiv me Covid-19. Të gjithë tamponët e kryer së fundmi te grupi zikaltër kanë dhënë rezultate negative. Kështu që mbeten pozitivë D’Ambrosio, Handanovic, Vecino, De Vrij.
Shtyrja e ndeshjes midis Inter dhe Sassuolo e planifikuar për nesër është krahasuar nga Lega Serie A me atë të Torino-Sassuolo. Teknikisht, siç raportohet nga Corriere dello Sport, ajo konsiderohet si “xholi” i luajtur nga Interi, e cila kështu nuk do të ketë asnjë tjetër.
Sipas protokollit, kushti i domosdoshëm për përdorimin e tij është të kesh të paktën 10 elementë pozitivë në ekip, por ka pasur ndërhyrjen e ASL dhe për këtë arsye të një “force madhore”.
KOHA JONË SONDAZH

