Aston Villa i shkakton humbjen e 10-të sezonale Arsenalit të Artetës (VIDEO)
Arsenali bënë një tjetër hap fals, duke u mundur me rezultatin minimal 1-0 në “Villa Park” ndaj Aston Villës. Vendasit shënuan një gol të shpejtë, që në minutën e dytë me anë të Oliver Watkins dhe më pas menaxhuan mirë lojën, duke u mbrojtur me forca të shumta dhe duke dalë rrezikshëm në kundërsulme.
Nga ana tjetër “topçinjtë” e Mikel Artetës u përpoqën të reagojnë dhe të gjejnë golin e barazimit, por pavarësisht një dominimi në kontrollin e topit, krijuan pak mundësi shënimi, kjo edhe për meritë të vendasve.
Arsenali zbret sërish në vendin e 10 me 31 pikë, shumë larg zonës europiane, ndërsa Aston Villa ngjitet në vendin e 8-të me 35 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

