FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta e Berishës ‘masakroi’ Evertonin, mediat angleze: Turp, është fyerje, e pafalshme

Në merkaton e verës Everton shpenzoi rreth 170 mln euro për të përforcuar ekipin por pjesa e parë e sezonit po rezulton shumë e zymtë për ekipin anglez. Situatës së vështirë në kampionat ku rrezikohet edhe mbijetesa i shtohet edhe humbja turpëruese mbrëmë në “Europa League” kundër Atalantës së Etrit Berishës me rezultatin 1-5.

Pak javë më parë blutë e Liverpulit shkarkuan trajnerin holandez Ronald Koeman dhe në vendin e tij emëruan David Unsworth, por edhe me teknikun e ri situata nuk po njeh përmirësim. Pas humbjes mbrëmë me italianët skuadra ka arritur fundin dhe mediat angleze nuk janë kursyer në kritika për Everton.

“Daily Mail” shkruan se diferenca e thellë e rezultatit është e pafalshme dhe situata në të cilën gjendet klubi është fyerje për të gjithë ata që kanë kontribuar për t’a bërë atë një nga më të rëndësishmit në “Premier League” dhe Europë. Turp për Everton cilësohet në artikullin e prestigjiozes britanike.

Swiss Digital Desktop Reklama

everton

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?