Atalanta e frikshme në transfertë, fiton edhe ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Atalanta vijon të fitojë në transferuat e Seria A, teksa viktima e radhës do të ishte Fiorentina. Vjollcët u dorëzuan 1-2 përballë ekipit të Gasperinit që po luan një futboll spektakolar.
Suksesi erdhi falë golave të Zapatas dhe Mailynovskit, që bënë të pavlefshëm rrjetën e Federico Chiesas në fraksionin e parë.
Kjo fitore e shkëput me tri pikë Atalantën nga Roma, e cila një ditë më parë humbi në mënyrë surprizë 2-3 përballë Bolognas në “Olimpico”.
Berat Djimsiti ishte titullar në mbrojtjen e bergamskëve duke bërë një paraqitje shumë pozitive.
KOHA JONË SONDAZH

