Atletico Madrid transferon Kondogbia nga Valencia, përfiton edhe Interi

Geoffrey Kondogbia transferohet tek Atletico Madridi. Sipas prestigjiozes spanjolle AS, mesfushori afrikan i Valencias do të prezantohet së shpejti me fanellën bardhekuqe.

Marrëveshja e arritur për rreth 20 milionë euro dhe ekzaminimet mjekësore të planifikuara për nesër. Kondogbia, i cili e filloi sezonin me Valencian, do të transferohet menjëherë tek Atletico Madridi, ku do të jetë në dispozicion të Simeones.

Operacioni lidhet me Thomas Partey-n, i cili në limitet e merkatos së verës u largua nga Atletico për t’iu bashkuar Arsenalit. Ganezi u largua pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës, e shkaktuar nga pagesa e klauzolës së largimit anglezët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky zhvillim i lejoi “Los Colchoneros” të kishin një muaj shtesë, deri të enjten e 5 nëntorit, për të blerë një lojtar nga La Liga. Nga kjo lëvizje do të përfitojë edhe Interi, që në saj të klauzolës, arkëton 5 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?