FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletico mund Sociedad-in dhe merr kreun e La Ligas në pritje të “El Classico” (VIDEO)

Atletico e Simeones, mori një fitore 2-0 ndaj Real Sociedad-it dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes La Ligas.

“Los Colchoneros” vinin pas një humbjeje shkatërruese 4-0 ndaj Borussias së Dortmundit në Champions League, por sot dominuan takimin, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Godin kaloi në avantazh Atleticon pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, ndërsa rezultati u vulos nga mbrojtësi brazilian Felipe Luis, në minutën e 60-të të sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Levante vijon surprizën, pasi mori fitoren e katërt radhazi, ndërsa mbrëmjen e sotme mposhti Leganesin me rezultatin e pastër 2-0, falë golave të Roger dhe Rochinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?