Atletico rinovon me ‘yllin’ e skuadrës

Gabriel Fernandez Arenas, i njohur ndryshe si Gabi, ka rinovuar kontratën me Atletico Madridin.

Gabi do të jetë pjesë e “Los Colchoneros” të paktën edhe për një sezon tjetër, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Kontrata aktuale e 34-vjeçarit skadon në 2018-ën, por kapiteni ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe pritet të firmosë deri në qershor të vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarizimi i kontratës së re me shumë mundësi të bëhet gjatë kësaj jave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?