FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Baggio rrëfen episodin tronditës me Lippin: Më kërkoi të bëja spiunin në dhomat e zhveshjes!

Në autobiografinë e tij të re, Luce nell’oscurità, legjenda e futbollit italian Roberto Baggio ka rikthyer në vëmendje një nga periudhat më të tensionuara të karrierës së tij, duke zbuluar detaje të forta mbi marrëdhënien e vështirë me ish-trajnerin Marcello Lippi gjatë kohës tek Interi.

Sipas rrëfimit të Baggio-s, tensionet mes tyre nisën ende pa marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës zikaltër. Ish-futbollisti italian pretendon se Lippi kishte kërkuar një takim privat me të në mars, ku i kishte bërë një kërkesë të pazakontë: të identifikonte lojtarët e dhomës së zhveshjes që mund të kundërshtonin autoritetin e trajnerit.

“Deshi të më takonte në mars dhe më kërkoi t’i tregoja emrat e atyre që në dhomën e zhveshjes mund të punonin kundër tij. Iu përgjigja në mënyrën time: ‘Mister, unë stërvitem maksimalisht, ju do të vlerësoni nëse meritoj të luaj apo jo, por mos më kërkoni asgjë tjetër’”, rrëfen Baggio në libër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-fituesi i “Topi i Artë” tregon se raporti mes tyre u përkeqësua më tej gjatë një episodi të tensionuar në prani të skuadrës. Sipas tij, Lippi e sfidoi publikisht në dhomën e zhveshjes, duke i kërkuar të shprehte para shokëve të ekipit pakënaqësitë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fenomen, thuaju shokëve çfarë nuk të pëlqen”, kujton Baggio t’i ketë thënë trajneri, ndërsa ai pretendon se iu përgjigj: “Mister, tregojuni ju lojtarëve çfarë më keni kërkuar të bëj”.

Në autobiografi, Baggio përmend gjithashtu një tjetër episod që e cilëson si një “gjyq surreal” të organizuar para skuadrës, pas një deklarate ironike ku kishte krahasuar Interin e asaj kohe me “një Ferrari të drejtuar nga një polic rrugor”, një koment që sipas tij shkaktoi tensione të mëtejshme me trajnerin dhe ambientin zikaltër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?