‘Bajerni në të njëjtin nivel me Realin dhe Barcelonën’
Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara këmbëngul se Bajerni është në të njëjtin nivel me Real Madridin dhe Barcelonën.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Build”, lojtari iberik nënvizoi se skuadrat në fjalë kanë lojtarët më të mirë në botë, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.
“Krahasoni skuadrat Realin, Barcelonën dhe Bajernin. Ne kemi shumë ‘yjet’ e botës së futbollit. Nuk ka dallim në cilësi mes këtyre tre skuadrave. Ne jemi në të njëjtin nivel, 100 për qind. Por një gjë është e sigurt që në dhomën e veshjes nuk flasim për ‘yjet’ e botës por për frymën e ekipit”, u shpreh ai.

KOHA JONË SONDAZH

