Bale humbet derbin në “Wanda Metropolitano”. 79 ndeshje larg fushave që kur mbërriti në Madrid
Garreth Bale ka pësuar një tjetër dëmtim pak kohë pas rikuperimit. Futbollisti i Real Madrid ka bërë me dhimbje koke trajnerin Zinedin Zidan pasi do të humbasë derbin kundër Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano” me 18 nëntor. Jo vetëm ndeshjen kundër rivalëve të qytetit por Bale nuk do të jetë i disponueshëm edhe për takime të tjera pasi rikuperimi i tij do të zgjasë rreth 1 muaj.
Dëmtimet e shpeshta kanë bërë që njerëz pranë klubit t’ju sugjerojnë drejtuesve nxjerrjen në shitje të futbollistit i cili nuk po ka rendiment me “galaktikët”. Kalvari i dëmtimeve të Bale si futbollist i Realit të Madridit është i gjatë. Për uellsianin kjo është hera e 24-t që shfaq probleme fizike, që nga momentin që është transferuar në kryeqytetin spanjoll, dëmtime që e kanë lënë atë jashtë fushave për 79 ndeshje.
Për këtë sezon, Bale ka humbur tashmë 8 ndeshje dhe tani pritet të mungojë edhe për 7 ndeshje të tjera: 4 në kampionat kundër Atletico Madrid, Malaga, Athletic Bilbao dhe Sevilla, 1 në Kupë kundër Fuenlabrada dhe 2 në Ligën e Kampioneve ndaj APOEL e Dortmund.
Objektivi i tij është që të kthehet në skuadër në muajin dhjetor, për të qenë i pranishëm në Botërorin e Klubeve, e sidomos në “Klasiken” me Barcelonën në ‘Santiago Bernabeo’, të datës 23 dhjetor.
KOHA JONË SONDAZH

