“Banda e Milanos!”/ Iuliano bën “pushime” me Bobo Vierin dhe Paolo Maldinin

Partizani i tri ndeshjeve të fundit ka dhënë shpresa ringjalljeje, kjo sa u përket rezultateve, ndonëse loja nuk është ajo që pritet e kërkohet. Trajneri italian i Partizanit, Mark Iuliano, pas një nisjeje të keqe të aventurës me klubin e kuq në katër javët e para, tashmë ka arritur të kthejë disi situatën dhe në tri javët e fundit, duke arritur po kaq fitore.

Pas suksesit në Shkodër, Iuliano ka udhëtuar drejt Italisë për të kryer një pushim të shkurtër. Trajneri i të kuqve e ka shfrytëzuar këtë pushim të shkurtër për të takuar miqtë e vjetër, gjë e cila është zbuluar nga një foto e postuar në “Instagram” prej Kristian Vierit. Iuliano shihet përkrah Vierit, por aty ndodhet edhe Paolo Maldini me djalin e tij, si dhe disa miq të tjerë. Bobo Vieri foton e shoqëroi me diciturën: “Banda e Milanos”.
iulia
Burime nga klubi bëjnë me dije se trajneri udhëtoi drejt Italisë pas ndeshjes me Vllazninë për të rregulluar disa probleme të tija. Dje ekipi ka nisur javën përgatitore për Flamurtarin, pa praninë e trajnerit Iuliano, i cili pritet që sot të jetë në krye të detyrës. Seanca e djeshme është udhëhequr nga dy ndihmësit e Iulianos, Dalipi dhe Dosena, dhe gjithçka është zhvilluar nën monitorimin e drejtorit sportiv, Antonelo Preiti, i cili është i pranishëm çdo ditë në terrenin stërvitor.

TË DËMTUARIT
Përfundimi i ndeshjes me Vllazninë e rriti shumë shkallën e alarmit në kampin e kuq. Të tre ndërrimet ishin të detyrueshme për stafin, pasi Malota, Adorjan dhe Kalari patën probleme. Gjithashtu probleme muskulore pati edhe portieri Hoxha, i cili, në pjesën e dytë, kërkoi disa herë ndihmën e shokëve të mbrojtjes për të vënë topin në lojë. Fillimi i punës për Flamurtarin ka nisur me lajme të mira për të kuqtë, pasi lojtarët që patën probleme në Shkodër nuk rrezikojnë për të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë lojtarët e lartpërmendur u përgatitën dje me ekipin, por ngarkesa stërvitore nuk ka qenë e lartë për këtë grup. Ndonëse ata nuk rrezikojnë, stafi mjekësor i Partizanit, kryesisht fizioterapistët, kanë shumë punë gjatë kësaj periudhe, pasi një pjesë e mirë e futbollistëve kanë nevojë për seanca masazhi dhe riaftësimi. Për Flamurtarin rikthehet edhe Krasniqi, ndërsa Sukaj ka shumë pak shanse riaftësimi për të dielën./panoramasport/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?