Barazoi rekordin e Xavit te Barcelona, Messi: Nder i madh për mua!

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë ngjyrat “blaugrana”. “Pleshti” në takimin përmbyllës të javës së 27-të të La Ligas, barazoi rekordin e një legjende si Xavi Hernandez me 767 ndeshje me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas, 6 herë fitues i Topit të Artë, do ta thyejë këtë record në takimin e së dielës ndaj Real Sociedadit. Klubi i Barcelonës e nderoi kapitenin duke shpalosur një banderolë ku shfaqeshin dy ikonat (Xavi dhe Messi) duke u përqafuar me duart lart me mesazhin “Duke prekur qiellin”.

“Është nder i madh të arrij këtë numër ndeshjesh të luajtura me Barcelonën. Faleminderit të gjithë kolegëve që më shoqëruan në këto vite dhe familjes e miqve të mi, që ishin gjithmonë pranë meje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë fjalët që Leo Messi shkroi në Instagram, pasi barazoi Xavi Hernándezin si lojtari me më shumë ndeshje (767) me fanellën e fanellën e Barçës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?