Barcelona dhe Juventus “luftë” në rrjetet sociale për duelin Messi-Ronaldo
Barcelona fitoi pa shumë probleme duelin ndaj Juventusit, por beteja u spostua në rrjetet sociale pas rënies përfundimtare të bilbilit nga arbitri. Fillimisht reagoi Barcelona në rrjetet sociale, duke provokuar torinezët dhe portugezin “Ne jemi të lumtur që keni qenë në gjendje të shihnim Messin, më të madhin ndonjëherë”. Argjentinasi është përkufizuar edhe një herë si GOAT, që do të thotë fjalë për fjalë “dhi”, por në të vërtetë është shkurtesa e “Greatest of All Time” (më i madhi i të gjitha kohërave).
Përgjigja nga Juventus nuk vonoi të vinte. Pak më vonë erdhi postimi nga profili anglez i klubit bardhezi: “Ju ndoshta keni parë fjalorin e gabuar. Ne do t’ju sjellim të duhurin në Camp Nou”. Cristiano Ronaldo me shumë mundësi nuk do të privohet nga shansi për të sfiduar Messin në “Camp Nou”, të paktën deri atëherë pritet ta ketë fituar betejën me Covid-in.

KOHA JONË SONDAZH

