Barcelona fiton me lehtësi në 45 minutat e para El Clasicon ndaj Realit

Barcelona e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Real Madrid, në El Clasicon e fundit të sezonit në La Liga, duke hedhur një hap të madh drejt titullit kampion.

Katalanasit zhbllokuan sfidën që në minutën e 9-të me Marcus Rashford. Sulmuesi anglez realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Thibaut Courtois për të reaguar.

Dominimi i Barcelonës vazhdoi edhe pas golit të parë. Në minutën e 18-të, Ferran Torres dyfishoi rezultatin pas një aksioni spektakolar të katalanasve. Spanjolli përfitoi nga një asist fantastik me thembër i Dani Olmo dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona ishte pranë golit të tretë në minutën e 38-të, kur Rashford provoi sërish të surprizonte madrilenët, por Courtois realizoi një pritje vendimtare duke mbajtur në lojë skuadrën e tij. 45 minutat e para u mbyllën me dominim total të Barcelonës, si në lojë ashtu edhe në rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?