Barcelona fiton me përmbysje ndaj Betis, Messi lë shenjë me 3 asiste (VIDEO)
Barcelona ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në transferën ndaj Real Betis. Skuadra e Setien e nisi në disavantazh sfidën teksa Canales shënoi nga pika e bardhë në minutën e 6-të, por De Jong vendosi shumë shpejt baraspeshën me një gol të bukur.
Nebil Fekir ju kundërpërgjigj me një “perlë” në minutën e 26-të, por Busquets do të realizonte në fundin e shtesës së pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Messi shënoi asistin e tretë në këtë ndeshje për Lenglet, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
Barcelona mban vendin e dytë, por tashme vetëm me 3 pikë më pak se Real Madrid. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

