Barcelona fiton ndaj Celta Vigo dhe afrohet me titullin, por humbet Yamal
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 përballë Celta Vigo, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të La Liga, e zhvilluar në Spotify Camp Nou.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 40-të nga Lamine Yamal, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë skuadrës katalanase tre pikë të vyera.
Barcelona dominoi pjesën më të madhe të lojës, duke krijuar raste të shumta shënimi, por pa arritur të thellojë rezultatin. Nga ana tjetër, Celta Vigo provoi të reagojë me disa aksione sulmuese, por pa konkretizuar në gol.
Ndeshja u shoqërua edhe me probleme fizike për vendasit. Lamine Yamal u detyrua të largohej i dëmtuar në minutën 45+3, duke u zëvendësuar nga Rony Bardghji. Po ashtu, João Cancelo pësoi një dëmtim në minutën e 22-të dhe u zëvendësua nga Alejandro Balde.
Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 82 pikëve, duke kryesuar renditjen e kampionatit, ndërsa Celta Vigo mbetet në vendin e shtatë me 44 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

