Barcelona grumbullon Messin për duelin me Interin, por ka një problem
Barcelona ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen që skuadra e tij do të luajë të martën në Champions League kundër Inter.
Në listë është përfshirë edhe emri i Leo Messi-t, i cili duket se ka rikuperuar në kohë rekord nga dëmtimi i pësuar në krah kundër Sevilla-s.
Por, duke u bazuar te mesazhi i postuar nga klubi katalanas në Twitter, stafi mjekësor nuk ka dhënë miratimin për kthimin e argjentinasit në fushën e lojës dhe, për rrjedhojë, nuk dihet akoma nëse ai do të luajë kundër Inter-it.

KOHA JONË SONDAZH

