Barcelona merr fitoren e parë në La Liga, Lewandowski shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Barcelona merr fitoren e parë në sezonin e ri në La Liga. Skuadra e Xavit ka arritur një sukses rëndësishëm 4-1 në transfertën në vështirë ndaj Sociedadit.
Lewandowki realizoi golin e parë me fanellën e blaugranave që në minutën e parë, por Isak do të kundërpërgjigjej 5 minuta më pas duke barazuar shifrat.
Në fraksionin e dytë Dembele rikthehu Barcelonën në avantazh me një gol të bukur me të majtën në minutën e 66-të, ndërkohë që dy minuta më pas Lewandowski dyfishoi shifrat.
10 minuta nga fundi, Ansu Fati realizoi dhe golin e katërt për ekipin e Barcelonës që ngjitet në kuotën e 4 pikëve. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

