FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona mohon bisedimet me Griezmann

Pasi që klubi i Atletico Madridi dërgoi në FIFA një ankesë për Barcelonën në lidhje me kontaktet e tyre me Antoine Griezmann, ditën e sotme ka reaguar edhe klubi katalunas.

“Barcelona nuk ka negociuar me asnjë lojtar, që kështu nuk ka thyer asnjë rregull”, ka thënë zëdhënësi i klubit për MARCA. Të hënë drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor, kishte thënë se nuk ka negociata nga të dyja palët për Griezmann, pasi ka kontratë deri në vitin 2022.

Sipas rregullave të FIFA-s një klub nuk guxon të kontaktojë me lojtarin nëse nuk i është bërë të ditur klubit të tij aktual. Griemzann pëlqehet shumë nga skuadrat më të mëdha në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?