Barcelona mund blejë një sulmues pavarësisht se merkato është mbyllur

Te Barcelona orët e fundit kanë qenë shumë të nxehta, te mbushura me polemika për shkak të një debati mes Abidal dhe Messit. Nuk janë vetëm dëmtimet që po trazojnë klubin katalanas. Përveç dëmtimit të Suarez, i cili pothuajse e ka përfunduar sezonin e tij, lajmi për dëmtimin e Ousmane Dembelé erdhi në momentin më të keq të mundshëm.

Sulmuesi francez ka një këputje të tendinës në këmbën e djathtë, duke sjellë një mungesë prej disa muajsh. Për momentin Barcelona do të ketë në dispozicion 3 sulmues: Messi, Griezmann dhe Ansu Fati.

Situata është mjaft e ndërlikuar, teksa sipas asaj që raportohet nga programi “El Larguero”, Barcelona ka marrë lejen nga Federata Spanjolle për të kryer një operacion në merkato, pavarësisht se transferimet janë mbyllur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona, mund të blejë një futbollistë nëse vërteton se mungesa e Dembele është më e gjatë se 5 muaj, por do t’i duhet t’i nënshtrohet dhe disa kushteve. Katalanasit mund të më marrin një futbollist i lirë, i cili luan në Spanjë, dhe për këtë arsye emrat më të përfolur për momentin janë Christian Stuani (Girona) dhe Rodrigo (Valencia). /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for rodrigo stuani barcelona"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?