Barcelona nuk ndalet në merkato, shumë pranë mbrojtësit të Chelsea-t

Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Përtej vështirësive financiare që po përjeton klubi dhe faktit se u regjistruan vetëm në ditën e fundit para kampionatit një pjesë e blerjeve të reja, duket se do të kemi një tjetër afrim.

Mediat në Spanjë raportojnë se ekipi katalanas ka siguruar dhe transferimin e Marcos Alonsos nga skuadra e Chelsea-t. Zyrtarizimi është thjeshtë një fakt burokratik, teksa gjithçka mund të kryhet brenda kësaj jave.

Kounde ndërkohë është i vetmi nga blerjet e reja që nuk është regjistruar, teksa pritet largimi i Depay-t drejt Juventusit, pasi do të zgjidhet kontrata me holandezin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?