Barcelona përmbys Sevillan dhe shkon në finalen e Kupës së Mbretit (VIDEO)

Barcelona ka kompletuar përmbysjen kundër Sevillas duke siguruar një vend për finalen e Kupës së Mbretit. Skuadra e Koeman fitoi 2-0 në kohën e rregullt, ndërkohë që në shtesë do të realizonte edhe golin e kualifikimit (3-0). Sfida e parë ishte fituar 2-0 nga andaluzianët.

Dembele zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të me një super gol nga distanca. Në minutën e dytë të shetesë së ndeshjes Fernando la me një lojtar më pak Sevillan.

Në fundin e shtesës, blaugranët do të shënonin golin e dytë me Pique duke e dërguar sfidën në shtesë. Që në fillimin e së parës, Martin Braithwaite shënoi me kokë, golin që vlen kualifikimin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?